Kurti u kritikua për vizitën në SHBA, reagon këshilltari i Konjufcës

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, iu është përgjigjur kritikave për vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shumë shpejt keni për t’i pa rezultatet”, ka përfunduar Kërçeli.

Postimi i plotë: 

Kryeministri Kurti po e përfaqëson dinjitetshëm potencialin e vendit tonë në vizitën të cilën po e realizon në ShBA.

Diplomacia ekonomike të cilën për herë të parë kaq direkt dhe kaq të qelluar po e zhvillon kryeministri me kabinetin e tij, është ajo qe na ka munguar këto vitet e fundit.

Vizitat në kompanitë më të njohura në teknologji dhe inovacion të ShBA-së është përfaqësimi më i mirë që mund të na bëhet në këtë kohë kur vendit tonë i duhen vende pune për rininë e cila po largohet nga pamundësia që talentet e tyre t’i kthejnë në vende pune.

Sigurisht kjo qeveri i ka përfaqesimet më të mira edhe në diplomaci ushtarake dhe në diplomaci klasike.
Shumë shpejt keni për t’i pa rezultatet.