Kusari-Lila: Hoti shpejt do ta humbë pozitën e Kryeministrit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, dhe kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti, ka shkelur të gjitha zotimet e tij të mëhershme me marrëveshjen në Washington.
Kusari-Lila ka thënë se në marrëveshjen e ShBA-së, ka devijime të natyrës kushtetuese.
Ajo ka thënë se Hoti duhet të ballafaqohet më këtë, dhe ashtu siç nuk e ka merituar pozitën edhe shpejt do ta humbasë.
“Aty ka devijime të natyrës se as emri Kushtetues si Republikë e Kosovës nuk është në dokumentin nga njeriu që është nënshkruar, i cili pretendon ta udhëheqë shtetin. Ndërsa për koncesionet që janë bërë aty ka qenë e paimagjinueshme për shumicën prej nesh duke u bazuar edhe në deklarata e Hotit, para se të shkonte në Ëashington se do të bënte koncesione të tilla”, deklaruar ajo për Ekonomia Online.
“Seancën ku ai raportoi për dialog në masë të madhe të gjithë atyre të cilët ai i pranoi dhe nënshkroi aty në një listë të zotimeve ai ka kundërshtuar fuqishëm se nuk do të ndodhë. Dhe tash duhet të ballafaqohet me të vërtetën e hidhur edhe në kuvendin e Kosovës, por duket se ashtu siç nuk e ka merituar pozitën ashtu do ta humbe shumë shpejt”, ka thënë Kusari-Lila.

