Kusari: Qasje e rrezikshme e VV-së ndaj kryetarit të AGK-së

Juristja e medias Flutura Kusari, ka reaguar ndaj sulmit që po i bëhet Xhemajl Rexhës,kryetarit të AGK-së, nga figura të Vetëvendosjes.

Ajo shkruan:

“Kosova ka ra 24 vende në indeksin e lirisë së shtypit. Është më së keqi në rajon, në vendin 99, krah për krah me vende afrikane.

Kur ne të gjithë presim reflektim, si reagon VV-ja?

Reagon duke e targetu kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Xhemajl Rexha, me qëllim që të fajsohet ai për rënien në indeks. Kjo qasje është e rrezikshme.

Xhema është gazetar profesionist, me integritet të lartë dhe i cili që katër vite punon ditë e natë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së shprehjes.

Kështu nuk përmirësohet pozita e Kosovës në indeksin global. Përkeqësohet.

Ky targetim i tij duhet të regjistrohet nga AGK.

P.S njëjtë paten reagu vitin e kaluar”, shkruan Kusari.