Uran Ismaili: Për Kurtin prioritet ishte Boikeni e jo qytetari i Kosovës

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar kryeministrin Kurti për mos sigurimin e vaksinave anti-COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Ismaili theksoi se ajo që pamë prej formimit të kësaj Qeverie, ishte se prioritet politik i Albin Kurtit dhe kësaj Qeverie ishin zgjedhjet në Shqipëri.

“Prioritet për të ishte Boikeni, e jo qytetari i Kosovës”, ka thënë Ismaili.

“Ne kemi parë të ndërrohen tri Qeveri, por jo edhe të ndryshojë situata që po e rëndon jetën e qytetarëve gjithnjë e më shumë. Asnjëra prej tyre nuk dha përgjigje për çështjen e vaksinimit, për investimet, për blerjen e barnave me çmime shumë të shtrenjta, ashtu siç në krejt këto sfida as nuk krijuan rrethana lehtësuese për qytetarët”, tha Ismaili./Mediafokus.info/