Kush do ta përfaqësojë Anamoravën në Komitetin Ekzekutiv të FFK?
Sot është dita D zgjedhjes së përfaqësuesit të Anamoravës në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Dy njerëz e kanë shpalluar kandidaturën zyrtarisht për këtë pozitë të rëndësishme në këtë Komitet.
Bekim Rexhepi, i cili ka qenë i zgjedhur në këtë pozitë në mandatin e kaluar dhe Naser Ajeti – Kaceli, i cili po e pretetendon këtë pozitë për herë të parë.
Fituesi i kësaj beteje duhet t’i ketë së paku dhjetë vota, nga 19 anëtarë sa i ka Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit, shkruan Mediafokus.info.
Në ora 18:00 të mbrëmjes do të dihet përgjigjja se kush do ta përfaqësojë Anamoravën në Komitetin Ekzekutiv të FFK’së./MediaFokus/

