Kush e fiton, sipas Rrustemit, super duelin në boks Fury-Wilder

Sonte vonë, përkatësisht nesër herët në mëngjes, zhvillohet meçi në boks Fury- Wilder.

Kampioni i WBC në pesha të rënda, Deontay Wilder do të ngjitet sërish në ring këtë të shtunë (të dielën në mëngjes, sipas kohës sonë), në MGM Grand Arena, në Las Vegas Nevada, kundër të vetmit njeri për të cilin akoma nuk e ka gjetur zgjidhjen.

Por, kush është favorit në këtë super duel, në kategorinë e peshave të rënda, sipas bokserit tonë, Erzen Rrustemi?

“Duelin për titullin WBC ndërmjet Furyt e Wilder, personalisht besoj se do ta fitojë Tyson Fury”, thotë Rrustemi.

Nuk është e tepërt të thuhet se kjo është ngjarja më e pritur në divizionin e peshave të rënda që kur Lennox Lewis u ndesh me Mike Tyson, më 8 qershor 2002.

Meçi ndërmjet Wilder dhe Fury zhvillohet më 22 shkurt 2020 (mëngjesin e së dielës, 23 shkurt, me fillim nga ora 05:00 sipas kohës tonë).

Sipas parashikimeve, të dy boksierët do të fitojnë nga 28 milionë dollarë, por që varësisht nga shitjet e biletave dhe nga abonimet Pay-Per-View, kjo shifër mund të arrijë deri në 40 milionë.

Në ballafaqimin e parë Fury kishte fituar 10 milionë dollarë, ndërsa Wilder 14 milionë dollarë në total.

Wilder dhe Fury u ballafaquan për herë të parë më 1 dhjetor 2018, duke i vënë të gjitha në provë. /mediafokus.info