Kush është 24-vjeçarja shqiptare që zotëron pasuri mbi 30 milionë dollarë?

Dua Lipa ka dyfishuar fitimet e saj duke arritur një pasuri prej 30.7 milionë dollarë.

24 vjeçarja raportohet se po rivalizon këngëtarët më të mëdhenj të gjitha kohërave. Vetëm vitin e kaluar këngëtarja shqiptare arriti 14.6 milion dollarë fitime dhe tani  pasuria e saj është dyfishuar.

Dua Lipa është ngjitur në “hartë” pranë Adele dhe Ed Sheeran, të cilët nuk janë larg legjendave si Mick Jagger dhe Elton John.

“Përllogaritjet tregojnë se ajo po shkon drejt hapave të fitimeve të Ed Sheeran. Nëse vazhdon në këtë trajektore, së shpejti do rivalizojë Adele,”- tha një burim për The Sun.

Kujtojmë që këngëtarja ka nxjerrë pak kohë më parë albumin “Future Nostalgia” që rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm për të.

Albumi zuri vendin e parë në listën e Billboard në Britani dhe vendin e katërt në Amerikë./mediafokus.info