Kush është Dafina Gexha-Bunjaku, u.d e ministres së Shëndetësisë
Dafina Gexha-Bunjaku do të jetë ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë.
Bunjaku emërohet në këtë pozitë pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Por kush është Dafina Gexha-Bunjaku?
Dafina Gexha Bunjaku aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë. Ka lindur në Gjakovë. E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vazhduar studimet post-diplomike në fushën e menaxhmentit shëndetësor – program i përbashkët i Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës, Austri.
Është specialiste e epidemiologjisë, dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Departmentin e Epidemiologjisë. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të IKShPK për fazën përgatitore dhe menaxhuese për COVID-19.
Gexha-Bunjaku është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar. (Informacionet mbi veprimtarinë e zëvendësministres janë të publikuara në faqen zyrtare të MSH-së).
https://mediafokus.infoarben-vitia-jep-doreheqje-gexha-bunjaku-pritet-te-jete-ushtruese-e-detyres/