Kush është gjilanasi që nuk ka turp si të tjerët të shoqërohet me lëmoshëkërkues?

Në Gjilan, të gjithë e njohin Mustafën. “A ki bre një euro, ta ha një byrekë”.

Ky është kodi i tij i komunikimit me qytetarët. Po i dhe ndonjë euro, ai do të falënderohet me fjalët “Milioner u bëfsh”, po nuk i dhe gjë, largohet qetë-qetë, shkruan portali mediafokus.info.

Jo të gjithë e mëshirojnë Mustafën, edhe pse është lypës vendor, i përnjëmendtë, nuk është prej atyre që vijnë në mëngjes dhe zhduken në mbrëmje.

Përgjithësisht me lypësit sillemi keq si shoqëri. Asnjëri prej tyre nuk meriton të përbuzet, pavarësisht nëse i mëshirojmë ose jo.

Ardian Azemi, një qytetar në Gjilan, mburret për ndejën me Mustafën, Besimin dhe lëmoshëkërkues të tjerë.

Madje, ai jo vetëm që poston në profilin e tij fotot me Mustafën, Besimin dhe të tjerë, por shprehet edhe mirënjohës për mundësinë që i japin të bisedojë dhe bëjë foto me ta.

Ky është postimi i Ardianit:

Falënderim pa masë ndaj krejt lëmoshëkërkueseve që na mundësojnë t`u flasim e realizojmë foto me ta, tu e ditë sa të pakujdesshëm jemi ndaj tyre si shoqëri e si shtet, ka shkruar Azemi /mediafokus.info