Kush është viktima e tretë e koronavirusit në Gjilan

Gjilani sot është në zi për tre qytetarët e tij, të cilët gjatë ditës së djeshme humbëm betejën me koronavirusin.

Viktima të Covid 19 ranë prokurori i Prokurorisë Themelore, Ismet Ukshini, pensionisti Rexhep Baxhuku si dhe Arben Zeqiri, djali i ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Milaim Zeqiri.

Arben Zeqiri ishte vetëm 46-vjeç, por nuk e përballoi Covid 19, një virus ky që po merr jetë çdo ditë në Kosovë. /mediafokus.info