Kush është vogëlushja gjilanase që luan në Hollywood?
Kosova ka pasur aktorë të jashtëzakonshëm në shekullin që lamë pas dhe në këto dy dekadat e fundit, por asnjëri nuk e preku industrinë më të madhe të filmit në botë.
Është një vogëlushe gjilanase që ka shkelur në Hollywood. Eloise Kosumi.
Ajo është vetëm tetë vjeçare. Nxënëse e shkollës “Rexhep Elmazi”, në Gjilan, shkruan Mediafokus.info.
Sapo është kthyer nga xhirimet e filmit “Smookers”. Luan përkrah yjeve, Costas Mandylor, Nik Goldman, Peter Organ, Harmini, Louis Mandylor e Paky Parisi.
Suksesit të saj do t’i lakmonin të gjithë.
Kur pyetet për eksperiencën në film, Eloise tregon pak. Si një profesioniste e vërtetë.
“Unë jam engjulli në film. Është i vetmi rol pozitiv. Për më shumë, duhet ta shikoni filmin”, i thotë ajo me plot qëndrim kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili e priti në takim për ta uruar për suksesin, raporton Mediafokus.info.
Haziri tha se Eloise është krenaria e Gjilanit.
Kosova ka pasur plejadë aktorësh profesionistë, por shumica e tyre kanë ndërruar jetë pa e realizuar ëndrrën – të luajnë në Hollywood./MediaFokus/


