Sot, në Vjeshtën letrare të Gjilanit prezantohen tri vepra të Xhavit Hajdarit

Në veprimtarinë e radhës të edicionit të 12-të të Manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”, kësaj të shtune, më 30 tetor 2021, ora 12:00, para auditorit të ftuar do të paraqiten tri veprat e doktorit gjilanas, Xhavit Hajdarit, botuar kohë më parë nga Shtëpia botuese “Kurora”.

Fjala është për dy libra nga lloji i publicistikës, ” Kujtime e rrëfime jetësore” si dhe “Ditari në kohë pandemie” dhe i një libri tjetër, i titulluar “600 barcoleta, anekdota, fjalë të urta popullore dhe tregime”.

Për vlerën e këtyre tri botimeve të këtij autori, do të flasin, Hysen Kqiku, në cilësinë e botuesit, Xhevdet Kallaba, në cilësinë e redaktorit si dhe psikologia e poetja Selevete Abdullahu si dhe doktori dhe mjeshtri i rryer i enigmatikës nga Gjilani, Zijadin Hasani.

Kjo veprimtari letrare si dhe dy të mëparshmet, mbahet në Bibliotekën e re të Qytetit.

Bashkorganizatorë janë Ars Clubi “Beqir Musliu” dhe Biblioteka e Qytetit.