Kush hyri, kush mbeti e kush nuk deshi më të jetë anëtar Kuvendi në Gjilan

Tashmë që ka përfunduar numërimi i votave për asamble komunale, në Gjilan kanë mbetur jashtë përbërjes së re 19 ish-vendimmarrës, ndonëse jo të gjithë kanë qenë në garë.

Pas formimit të qeverisë komunale, mund të ketë plotësime në asamble nga lista pasuese, sipas numrit të votave.

Nga përbërja e kaluar, një mandat tjetër kanë fituar: Krenare Latifi Kçiku, Besnik Shala, Arbër Musliu, Mimoza Kadriu Qerimi, Erestina Isufi, Arianit Sadiku (LVV), Muhadin Haziri, Gentrit Murseli, Sami Ahmeti, Afërdita Balaj Ajdini, Gresa Avdiu, Rijad Elezi (LDK), Bujar Nevzati (PDK), Nazmi Gagica, Ardita Ukshini (AAK), Kushtrim Kadriu (VATRA).

Në ndonjë mandat, ose në disa sosh, pjesë e Kuvendit kanë qenë më herët edhe Leonora Morina Bunjaku, Bajram Isufi, Florina Jerliu, Fitim Guda, Riad Rashiti, Izmi Zeka, Kadir Hüseyin, Isa Agushi.

Vota të mjaftueshme për të vazhduar një mandat tjetër, nuk kanë marrë Ardhmërie Jakupi Musliu, Drenushë Maloku, Ekrem Kryeziu, Emrah Ismail, Ganimet Sabedini, Latif Maliqi, Laurant Shabani, Shpresa Kurteshi Emini, Suzana Selimi.

Ndërkaq nuk kanë kandiduar fare në këto zgjedhje, ish-asamblistët: Avdyl Aliu, Besim Guda, Faton Milazimi, Imran Haziri, Ismail Kurteshi, Ramiz Ramadani, Sebahate Hajdini, Teuta Suliqi.

Këshilltari me më së shumti mandate në Kuvend deri tani, është Bujar Nevzadi, i cili ka qenë edhe kryesues i asamblesë.