Kush i kërkon Presidentes ta dekorojë këtë Mullixhi
Vonë mora vesh se para pak muajsh paska vdekur mullixhiu Mujë Mala nga Kopiliqi i Skënderajt.
Mullingjiu Mujë Mala, për 15 muaj të luftës në Drenicë e Kosovë, pa u ndalur se bluari ne mullirin e tij me dy gurë, shuajti urinë e dhjetra mia të zhvendosurve nga vatrat e tyre në “Lugine e Mbijetës” në Tushle e Kopiliq, si dhe të ushtarëve të UÇK-së.
Pas lufte, Muja nuk i kërkoj mëshirë askujt, por që askujt nuk i ra ndër mend të i japin statusin e veteranit të luftës, kur ky status iu dha turli të pa qeni në luftë farë dhe pa asnjë kontribur për të.
Madje nuk iu nda asnjë dekoratë presidenciale për kontributin e pa zavendësueshm, por shpesh iu dha atyre fare të pa meriturave, të quajtur “nëna e baballarë” të UÇK-së.
Do të i bëja kërkese presidentes së vendit, zonjës Vjosa Osmani, që edhe pas vdekjes ta dekorojë me një dekoratë mullixhiun Mujë Mala, për kontriburin e tij të madh e të pa shoq gjatë 15 muajve të luftës në Drenicë. /Sabit Istogu

