Salih Aga ishte kandidati më i votuar i opozitës nga Gjilani për Parlamentin e Vilajetit të Kosovës (1912)

Salih Aga ka qenë pjesëmarrës në tubimin e Pozheranit në festimin e ngadhënjimit të Revolucionit xhonturk më 1908, shkruan Mediafokus.info

Si bashkëluftëtar i Idriz Seferit, ai mori pjesë në Kryengritjen e vitit 1910.

Pas kryengritjes, pushteti osman e dënoi me burg Salih Agën, së bashku më djemtë e tij.

Në zgjedhjet osmane të vitit 1912, si kandidat i opozitës, së bashku më Hamdi Novobërdën, u votuan më së shumti në kazanë e Gjilanit, si kandidatë për parlamentin e Vilajetit të Kosovës.

Më 1912, ai mori pjesë në aksionin kundër mydyrit të Hogoshtit që ushtronte dhunë ndaj popullsisë vendase.

Salih Aga, po ashtu mori pjesë aktivë në Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare më 1912.

Për shkak të veprimtarisë kundër osmane, Fadil Pasha, komandat i ushtrisë osmane, urdhëroi djegien e pasurisë dhe internimin e familjes së tij.

Salih Aga mori pjesë edhe në sulmin për çlirimin e Gjilanit dhe kështu më 26 korrik 1912, në Gjilan të parët hynë grupi kryengritës i udhëhequr nga Sali Gjilani, që udhëhiqte forcat e Moravës së Poshtme.

Pas dështimit të bisedimeve shqiptare-osmane në Prishtinë, Salih Gjilani, në krye të 5000 kryengritësve, udhëtoi për të marrë pjesë në Kuvendin e Ferizajt.

Sipas planit të hartuar për çlirimin e Shkupit, Salih Gjilani, në krye të 2000 kryengritësve do ta sulmonte Shkupin nga drejtimi i Qypërlisë (Velesit) dhe do të hynte në Shkup.

Pas kthimit nga Shkupi, në fund të shtatorit të vitit 1912, largoi kajmekamin e kazasë së Gjilanit dhe vendosi pushtetin vendor të Këshillit të Gjilanit në krye me Idriz Seferin.

Në bazë të planit për mbrojtjen nga pushtimi serb, në tetor të vitit 1912, në krye të 3000 kryengritësve, Salih Gjilani vendoset në Ristovc për ta mbrojtur kufirin.

Nga sulmi i ushtrisë serbe në Lapërdincë të Bujanocit, më çeze për të kërkuar ndihmë, nga shpërthimi i gjyles së topit, Salih Gjilani vritet./Mediafokus.info