Kush ishte mjeku armen që kishte punuar në Gjilan para 84 vitesh

Sa i përket historikut të qytetit të Gjilanit, dr Shefqet Mehmet (tani i ndjerë) ishte një arkiv në vete. Ai posedonte material arkivor, dokumente e dëshmi të cilat i kishte grumbulluar ndër vite dhe i ka ruajtur me shumë gjelozi deri në ditët e sotme.

Këto materiale me vlerë, ai i mbante të sistemuara në muzeun e tij familjar, plot me eksponate.

Aty gjendet edhe një dëshmi nga fillet e shëndetësisë, një recetë e një mjeku armen, i cili ka punuar në Gjilan, në vitet 1940-1941.

‘Në vitet 1940-1941 në Gilan ka punuar mjeku armen KALPAKXHIJAN’, shkruan poshtë dëshmisë në muzeun e dr Shefqet Mehmet. /Mediafokus.info