Kush ishte truri i LDK-së?

Adnan Merovci ka kujtuar Fehmi Aganin duke përmend vlerat më të mira që e karakterizojnë një njeri.

“Profesor Agani, tek i cili njëkohësisht kam gjetur njerëzinë, kulturën, intelektin, refleksin, humorin, bujarinë, patriotizmin, nacionalizmin, urtësinë, dijen, qetësinë, modestinë etj”, ka shkruar Merovci në Facebook.

Ai më tej ka shkruar se profesor Agani ka qenë boshti, kurrizi dhe shpirti qetësues i tërë procesit politik në Kosovë në dekadën para lufte.

Merovci e ka qujatur Fehmi Aganin truri i LDK-së!

Duke i bërë një analizë të gjerë rrugëtimti të LDK-së, Merovci, e përfundon shkrimin e tij me fjalët: Pas 30 vjetëve që nga themelimi i LDK-së, Kosova po vuan për mungesën e profesor Fehmi Aganit.