Sot, kryetari i Komunës përballë qytetarëve në një bashkëbisedim për qeverisjen

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipi i tij, do të jenë përballë qytetarëve, sot, më 24 dhjetor 2019, në takimin e madh publik, që është i treti me radhë për këtë vit.

Qytetarët mund t`i shprehin mendimet e tyre për të arriturat dhe ngecjet e kësaj qeverisje, të lavdërojnë e kritikojnë atë, të parashtrojnë pyetje e të ngritin shqetësime për çështje konkrete dhe gjithçka tjetër që është me interes për publikun.

Takimi fillon në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit dhe është mundësi e mirë për një debat gjithëpërfshirës me kryetarin e Komunës dhe ekipin e tij qeverisës./MediaFokus/