Haziri: 30 vjet besë dhe shpresë për Republikën

Lidhja Demokratike e Kosovës po e shëson sot 30-vjetorin e themelimit të saj.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK është besë dhe shpresë për Republikës.

“Urime 30 vjet! Besë e shpresë për Republikën!”, ka shkruar Haziri në prifilin e tij virtual, që e ka përcjellë me një fotografi falënderimi në një tubim me simpatizantët.

Lidhja Demokratike e Kosovës u themelua më 23 dhjetor të vitit 1989 nga një grup i intelektualëve të asaj kohe, kryetar i të cilës u zgjodh i ndjeri Ibrahim Rugova, që sot cilësohet si president historik i Kosovës./MediaFokus/