Kush janë kandidatët që prijnë me vota te subjektet më të mëdha politike në Gjilan
Derisa po vazhdon numërimi i votave për asamble komunale, në Gjilan, deri tani prijnë, kuptohet pas bartësve të listës, Bekim Salihu (LVV), Fatos Ramadani (LDK), Bujar Nevzati (PDK), Ardita Ukshini (AAK).
Bekim Salihu ka 388 vota, Fatos Ramadani – 278, Bujar Nevzati – 208, kurse Ardita Ukshini – 181.
Bakim Salihu ka qenë drejtor i Kadastrës në mandatin e kaluar, Fatos Ramadani garon për herë të parë, derisa Bujar Nevzati e Ardita Ukshini vijnë nga përbërja e fundit e Kuvendit.
Për dllim prej Ukshinit, Nevzati ka disa mandate si këshilltar komunal nga radhët e PDK-së dhe njërin prej tyre, ka qenë edhe kryesues Kuvendi./Mediafokus

