Sot nis vaksinimi i personelit shëndetësor

Mbrëmë kryeministri i Kosoves, Albin Kurti u vaksinua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, e më pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Ndërkaq, procesi i vaksinimit zyrtarisht nis sot në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

“Me arritjen e kontingjenti të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha”, ka thënë ministri Vitia.

Të dielën mbrëma ka ardhur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 me rreth 24 mijë doza. Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur procesin e vaksinimit.