Kush janë “sahanlëpirësit” që dikur e shanë VV’në e tash kanë hynë aty, sipas Salihut?

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, i ka quajtuar sahanlëpirësa figurat publike që janë rreshtuar kah Lëvizja Vetëvendosje, pas fitores së viteve 2017 e 2019.

Tutje, Salihu i quan edhe zagarë disa analista e psedudoaktivista.

“Ne momentin qe Albin Kurti ja u ka gjujt nji asht, te gjithe, ne rresht, krejt dhe drejt, si zagare te bindun ndaj padronit te ri, keni fillu e po lehni ne kor. Por, ne diten qe edhe kesaj anije fillon me i hi ujet, ju te paret ikni. Sepse ju s’keni parime; ju jeni thjesht zagare te seciles parti ne pushtet”, shkruan ai ndër të tjera, në profilin e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

E meritojne nji urim per fitoren ata qe kane qene ne VV para viteve 2014-2017. Ju, figurat publike qe jeni rreshtu kah VV’ja pas fitores se viteve 2017 e 2019, jeni thjesht do sahanlepiresa qe cilado parti qe del ne vend te pare, ju dilni e festoni per ta ne shesh me surla e tupana.

Ju duhet me ul kryte: Analista e pseudoaktivista qe dikur e shajshit VV’ne e VV’ja ju rrehke shpulla (e u dashke me dal une me ju mbrojt neper emisione 😜), analista e pseudoaktivista qe jeni shit me kah nji rroge te secili politikan ne pushtet, pseudofilozofa me probleme psiqike qe bertitshit kafeve te rakise “VV-ja eshte fashiste”, inatçore narcize qe s’keni dite me pi nji kafe pa e sha 20 here Albinin qe “ju vike si psikopat”, haraçexhi akreditimi dhe akreditues të haraçit, dekanË e pseudoprofesore, tenderomane e kolltukofage te te gjitha partive tjera.

Ne momentin qe Albin Kurti ja u ka gjujt nji asht, te gjithe, ne rresht, krejt dhe drejt, si zagare te bindun ndaj padronit te ri, keni fillu e po lehni ne kor. Por, ne diten qe edhe kesaj anije fillon me i hi ujet, ju te paret ikni. Sepse ju s’keni parime; ju jeni thjesht zagare te seciles parti ne pushtet.

Nejse, pikerisht ata qe kane kontribu e sakrifiku kur ka qene zor me qene ne VV, sot jane njerezit qe shahen me se shumti. A thu pse? Ata, per VV’ne e sotme, jane si nji pasqyre e tmerrshme e realitetit te cilen ajo urren ta shikoje sepse e sheh se kush ka qene dhe kush eshte sot – parti e Agimbahtireve dhe Hakiabazeve.

Urime per juve qe keni qene ne VV kur ka qene zor me qene ne VV. Juve te tjereve ju njohim mire; Kosova eshte e vogel. Sidomos disa prej juve, “mbiemra markante”, qe kurre s’i zhdrypet pushtetit – qysh prej “kohes se arte”, qysh keni qef ju me e qujt, te Rankoviqit e te Mugoshes. Shijoni frytet e pushtetit se veç ate pune dini me bo. Ama moral mos na shitni. Ju dhe morali jeni larg sa Jul Çezari dhe iPhone-i.