Kush janë vashat e arta të Gjilanit?

Klubi i Volejbollit Drita, në kategorinë e femrave, në të kaluaren ka pasur mjaftë vështirësi të funksionimit për shkak të mungesës së donatorëve.

I vetmi që e pati mbështetur këtë klub me të gjitha kapacitetet ka qenë Mehmet Ademi dhe kompania e tij Arta Commerce, që prej pasluftës e deri në vitin 2010, duke ndikuar direkt në ngritjen e kuadrove e trasimin e rrugës për arritur majat e suksesit, shkruan Mediafokus.info.

Sot pak përmendet ky afarist e humanist i njohur i Gjilanit për kontributin në këtë klub, por KV Drita po shkëlqen në pesë vitet e fundit.

Vashat dhe kryetrajneri Lorik Ilazi, siç thuhet, nuk po kanë ku t’i lënë kupat.

Tash e pesë vite, ata janë fitues të të gjitha trofeve në garat në nivel Republike, ndërkaq janë pjesëmarrës edhe në garat europiane.

Për këto sukese, nuk e ka lënë pa i përgëzuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, me një epitet të veçantë.

Ai i quan në vazhdimësi, vashat e arta të Gjilanit. /MediaFokus/