Zhiti: ‘Unë dhe Kosova e kemi të përbashkët burgun dhe robërinë’
Poeti Visar Zhiti, i cili në vitin 2009, u nderua me çmimin letrar “Beqir Musliu”, kishte thënë se me Kosovën është i lidhur pothuajse më shumë se me vendlindjen e tij, sepse ai dhe Kosova i kanë të përbashkëta robërinë dhe burgun, shkruan Mediafokus.info
“Me Kosovën jam i lidhur pothuajse më shumë se me vendlindjen e time, sepse unë dhe Kosova i kemi të përbashkëta robërinë dhe burgun. Kosova është metafora e ëndrës së atdheut, të cilën e kam zbërthyer te libri “Si shkohet në Kosovë”, sepse kam besuar gjithmonë se një ditë, kjo ëndërr do të bëhet realitet. Eshtë e nevojshme për ta shtuar dhe forcuar lirinë, të cilën kurrë nuk e patëm të bollshme ne shqiptarët. Kosova dhe Çamëria e ëndëruan gjatë lirinë, por u bënë ëndërr vetë për një kohë të gjatë, ndërkohë që Kosova ia arriti qëllimit të saj dhe sot ndjehet në e lirë, Qamëria ende ka plagë”, ka thënë Zhiti.
Zhiti është krijues që e përjetoi, e mbijetoi dhe e sfidoi diktaturën në Shqipëri.
Për shkak të poezisë iu vunë prangat në moshë të re, kur po punonte si mësues në një fshat të Kukësit.
Pas rënies së komunizmit, Zhiti botoi krijimet letrare, të cilat i kishte shkruar fshehurazi nëpër burgje.
Çmimi letrar “Beqir Musliu” është themeluar në vitin 2004 në Gjilan dhe ndahet për të arritura të veçanta në fushën e letërsisë./Mediafokus.info

