Kush mund të hyjë në Turqi pa e bërë testin PCR?

Turqia i ka lehtësuar masat pandemike të hyrjes në këtë shtet, ku tani ka interesime për pushime dhe vizita turistike.

Lirohen nga testi PCR pasagjerët që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi.

Nuk duhet të kryejnë testin PCR pasagjerët që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi.

Po ashtu nuk duhet ta kryejnë testin PCR as pasagjerët që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit.

Pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit, duhet të kenë kryer testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.