Kush mund të punojë nga e hëna, tregon Lutfi Haziri

Në kohë rekord janë grumbulluar mjetet e nevojshme për shërimin e të riut nga Gjilani, Ilir Behluli, i cili sapo është nisur për shërim jashtë vendit.e, Lutfi Haziri, ka njoftuar për masat lehtësuese, të cilat do të fillojnë së implementuari nga e hëna.

“#Dita65 me lajme të mira për Gjilanin. Fatmirësisht, nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19, pas mostrave të marra sot. Prej të hënës, fillojmë me masat lehtësuese të lejimit të punës së gastronomisë, parukerisë, transportit urban e ndër-urban (me leje të veçanta), stomatologëve e fizioterapeutëve. Shfrytëzoni lehtësimet, por me kujdes maksimal e me masa mbrojtëse!”, është njoftimi plotë i Lutfi Hazirit, në profilin virtual./Mediafokus.info/