Kush nënçmonte dikur ‘O Gilan he viran…?

Gjilani ndër vite ka prodhuar këngëtarë të zhanreve të ndryshme, por pakkush i ka kushtuar këngë qytetit të lindjes.

Gjilanasit Faton Isufi e Arbëresh Dalipi, njëri këngëtar e tjetri tekstshkrues, e sollën viteve të fundit një këngë për qytetin e tyre, ku ‘vizatohet’ kultura e historia e lavdishme, që është mirëpritur nga publiku.

Interpretimit fantastik të Faton Isufit nuk ia lëshon rrugën as teksti fantastik.

Të dy i janë kundërvënë ‘gojëkëqinjve’ që e nënçmonin këtë qytet, kinse i pa nam.

“Pa të drejtë ty të kan pas thanë, o Gilan he viran…”, është refreni, i pasuar me lavdinë “Por ti vuajtjet i mban në zemër, n’gji e mban dhe krenarinë, se askush ty s’ta ul namin, askush ty s’ta prek lavdinë”, shkruan Mediafokus.info.

Sa për dijeninë e publikut, Arbëresh Dalipi është djali i veprimtarit të madh, Dalip Dalipi, i cili është dekoruar me Medaljen e Artë nga presidenti i Shqipërisë, ndërkaq Faton Isufi është pinjoll i kryengritësit më të madh për lirinë e shqiptarëve, Idriz Seferi./MediaFokus/

Ja kënga e Gjilanit: