Pensionohet doajeni i gjeodezisë gjilanase, Mahmut Bajrami

Gjeodeti gjilanas, Mahmut Bajrami, që punoi 46 vjet në këtë profesion, sot ka mbush moshën e pensionit.

Një urim special për punën e tij ia ka bërë drejtori i Kadastrit të Gjilanit, Salih Fazliu, derisa i ka organizuar ndejën e falënderimit.

“Sot patëm nderin që kolegun tonë Mahmut Bajramin, doajenin e gjeodezis ta përcjellim në pension pas plotë 46 vite përvojë pune.  Drejtorisë tonë do t’i mungon përvoja e tij, mirëpo më gëzon fakti që Mahmuti gjatë punës së tij ka trajnuar, këshilluar dhe udhëzuar shumë gjenerata të reja të gjeodetëve të cilët sot, së bashku me stafin e drejtorisë, edhe ata i shprehën një falemnderim të veçantë në darkën e organizuar me këtë rast.  Mahmutit i dëshirojmë pensionimin me dëshirat për shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. Falemnderit Mahmut”, ka shkruar Fazliu, në profilin virtual./MediaFokus/