Kush propozon që Intelektualët të shpallen tifozët e muajit për këtë koreografi fantastike?
Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, mendon se Intelektualët duhet të shpallen tifozët e muajit.
Sipas tij, koreografia e gjilanasve me motive kombëtare, ishte fantastike, përcjellë Gazeta Olle.
“Ajo që pashë para ndeshjes ishte fantastike. Ajo koreografi e Intelektualëve meriton vlerësim maksimal”, deklaroi Sokoli në “Dueli Sportiv”.
“Mendoj që Intelektualët duhet të shpallen tifozët e muajit. Unë mendoj që tifo-grupet tona duhet të rivalizojnë me njëra-tjetrën me koreografi të tilla kreative dhe jo me ofendime e sharje sepse ato nuk janë tradita jonë”, shtoi ai.
Sipas Sokolit, kjo fitore i ka dhënë motiv të madh Dritës në luftën për titullin kampion.

