Kush shprehet kështu: Vdekja e gazetarit Llukman Halili mori diçka edhe nga unë

Sylë E. Shabani

Tërnovci i madh në komunën e Bujanocit është nji lloj Parisi i vogël, jo vetëm për ato tri Komuna andej, por edhe ma larg…

Tërnovci ka dhënë shumë personalitete, por njëri ndër ma të veçantët prej fundit të viteve të ’70-ta e këndej ishte gazetari dhe shkrimtari Llukman Halili.

Emrin e tij do ta kem dëgjuar për herë të parë në fund të viteve të ’70-ta dhe të fillimit të ’80-tave, kur kam qenë gjimnazist në Bujanoc.

Llukman Halili atë botë do të ketë qenë student në Poloni.

Por që të shndrrohej në mit, ka qenë mesi i viteve të 80-ta, kur arriti që në Tiranë të intervistojë dy këngëtaret e spikatura të asaj kohe Merita Halilin dhe Parshqevi Simakun.

Këto intervista u emituan në Radio Televizionin e Prishitnës, me një emision nate që besoj e udhëhiqte Bajram Sefaj…

Të depërtosh ato vite në Tiranë, për ne ishte sikur kur Odiseo është kthyer prej Trojës, me njëmijë e një krajta…

Për ne që ishim ma të ri Llukman Halili ishte përfaqsues i Evropës, i artit, i kulturës i civilizimit…

Mua çdo vdekje më trondit, sepse çdo njeri është pjesë e imja, por vdekja e Llukman Halilit mori diçka nga rinia e ime…

Le të jetojë kujtimi i tij!