Kuvendi dështon sërish, ngërçi shkon në zyrën e Presidentes
Sërish ka dështuar sot përpjekja e VV-së për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit.
Propozimi nuk po përkrahet nga partitë tjera.
55 deputetë kanë votuar për, një kundër, asnjë abstenim.
Deri më tani janë mbajtur 16 seanca, por të gjitha kanë dështuar në zgjedhjen e kryesuesit dhe nënkryetarëve.
Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot një takim me liderët e partive politike, lidhur me ngërçin e krijuar në Kuvend.
Seanca e radhës do të mbahet me 17 maj, të shtunën, nga ora 10:00.

