Kuvendi dështon ta zgjedhë nënkryetarin serb
Deputeti Nenad Rashiq s’i ka marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit as për herën e tretë.
Për të ka votuar Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë nga pakicat joserbe.
Rashiq i mori 56 vota për, asnjë kundër dhe 21 abstenime.
Deputetja e Listës Srpska Miljana Nikoliq s’ka marrë mbështetjen e Kuvendit për t’u zgjedhur nënkryetare nga radhët e minoritetit serb për tri herë radhazi.
I fundit në short ishte Igor Simiq, por as ky s’i mori votat për nënkryetar në asnjërin nga tri tentimet.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar të mbyllur seancën konstituive edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga minoriteti serb.
Ai tha se e “konsideron” që moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të bëhet pengesë që të mos konstituojë Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se si të procedohet me tutje do t’i konsultojë anëtarët e zgjedhur të Kryesisë së Kuvendit dhe e caktoi mbledhjen për të hënën në ora 13:00.

