Kuvendi i LDK-së vendos që të votohet fshehtë për fatin e Abdixhikut në krye të partisë

Kuvendi i LDK-së ka vendosur që për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut të procedohet me votim të fshehtë.

Sipas burimeve të Mediafokus.info brenda Kuvendit, pro votimit të fshehtë kanë qenë Lutfi Haziri e Gazmend Muhaxheri.

Më pas Kuvendi ka vendosur që të procedohet dhe organizohet procesi i votimit.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit të tij ka deklaruar se për fatin e tij në krye të LDK-së do të vendosë Kuvendi i partisë dhe askush tjetër. Ai ka pasur edhe kritika për disa prej bashkëpartiakëve, që ia kishin kërkuar dorëheqjen me ngulm.