Thaçi në konferencë: Sapo kam mandatuar për kryeministër zotin Avdullah Hotin

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sapo ka mbajtur një konferencë për media, ku ka bërë me dije se sot ka mandatuar për kryeministër zotin Avdullah Hotin.

“Pas konsultimeve me partitë politike, ku është vlerësuar se Kosova duhet të ketë qeveri të re, unë sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-se, Isa Mustafa, ku ai konfirmon se i mbështet kriteret mbizotëruese për formimin e qeverisë së re dhe ka dëshmuar se e ka shumicën parlametare.

Bazuar në këtë, unë sapo kam nominuar për mandatar Avdullah Hotin”, tha Thaçi./mediafokus.info