Sivjet s’do të ketë ditëlindje, fejesa, dasma e funerale
Pandemia nga virusi korona na ka privuar nga shumë gjera që jemi mësuar t`i bëjmë.
Virusi korona na ka detyruar të heqim dorë nga dasmat, nga ahengjet, nga funeralet në varrime dhe ngushëllimet, nga shkollot, nga pikniqet dhe pushimet.
“Gjatë këtij viti nuk do të lejohet organizimi i dasmave, fejesave, ditëlindjeve e ceremonive mortore në Kosovë”, kma thënë sot ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka shpallur masat e reja të lëvizjes.
Përkundër liberalizimit të disa masa, ky vit nuk do të jetë një vit normal sa i përket lirisë sonë.
“Ky nuk do ë jetë një vit normal dhe sa më shpejt që e kuptojmë, aq më lehtë do ta kemi edhe ta përballojmë, edhe ta kalojmë më shpejt. Këtë vit ndoshta nuk do të ketë festime ditëlindjesh me miq, fejesa, ahege, martesa me tubime e nuk do të kemi as ceremoni mortore me tubime. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindjet, se nuk do të fejohemi apo martohemi, por pa të ftuar dhe pa grumbullime”, tha Vitia.
Ministri në detyrë tha se ky vit do të jetë vit i distancës 2 metra, i maskave, i dorëzave dhe i higjienës personale.
“Sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më të përgatitur do të jemi për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Vitia. /mediafokus,info