Vitia: Sot jemi në gjendje t`i lehtësojmë masat e lëvizjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se numri i të shëruarve e ka tejkaluar numrin e të infektuarve me virusin korona dhe sot jemi në gjendje t`i lehtësojmë masat e lëvizjes.

“Kjo ka bërë që ne sot të jemi në gjendje t`i lehtësojmë masat e levizjes si dhe zhbllokimin e ekonomisë, duke e bërë këtë në faza”.

Faza e parë zgjat nga data 4-18 maj. E dyta nga 18 maj deri më 1 qershor.

Orari i lëvizjes se qytetarëve do të bëhet 180 minuta në ditë, dy herë nga 90 minuta

Hapja e ekonomisë dhe kufizimeve në tri faza, e para me 4 maj deri më datën 18 maj, gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të zgjerohet orari i lëvizjes në tre orë, në dy orare paradite dhe pasdite.

Brenda këtyre orareve secila kategori do të ketë mundësi të kryerjes shërbime.

Ndërtimtaria, patundshmëria, tregtia e automjeteve, me pakicë, riparimi i artikujve personal, zyrët e konsulencës dhe orari dhe listave do të publikohet pas konferencës.

Faza e dytë me datë 18 maj deri me 1 qershor, lirohen masat varësisht nga vlerësimi i situatës dhe rekomandimi i IKSHPK’së dhe OBSH.

Por, duhet ta kemi parasysh që kalimi nga faza a e parë në të dytën varet nga ne.

Nëse nuk kemi rritje të rasteve dhe respektojmë udhëzimet do të ecim përpara, tha ai/mediafokus.info