Kuvendi i LDK’së nis punën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Ka nisur punën Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie.

Mbledhja ka nisur me fjalën e kryetarit të deritanishëm, Isa Mustafa.

Mustafa ka propozuar që të tre kandidatëve t’u jepet mundësia t’i futen garës me votim të fshehtë.

Në garë për kryetarin e ri është Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa, derisa Anton Quni njoftoi pak para se të nsite mbledhja e Kuvendit Zgjedhor se tërhiqet nga gara dhe e mbështetë njërin nga kandidatët.