Kuvendi Kombëtar i PD shkarkon Lulzim Bashën
Nga 4491 delegatë të pranishëm, pro shkarkimit të kryetarit të PD Lulzim Basha kanë votuar 4446 delegatë, kundër 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën e votimit të pavlefshme.
Sipas vendimeve të Kuvendit Kombëtar, drejtimi i PD-së i kalon Komisionit të Rithemelimit me 29 anëtar i cili ka mandat deri në 22 mars, kohë kur edhe pritet të zhvillet kryetari i ri i Partisë Demokratike.
Kuvendi Kombëtar i PD shkarkoi sot edhe Kryesinë e Partisë Demokratike, Sekretarin e Përgjithshëm, katër nënkryetarët si dhe shfuqizoi vendimet e fundit të Bashës.
Kuvendi shfuqizoi edhe thirrjen e Kuvendit të datës 18 dhjetor, ndërkohë që në këtë datë me vendim të delegatëve do të zhvillohet referendumi për ratifikimin e vendimit të marrë sot nga Kuvendi Kombëtar, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

