PSD e shpall presidencën nëndegë të Vetëvendosjes

Partia Socialdemokrate (PSD), para presidencës ka vendosur një baner ku shkruhet “Lëvizja Vetëvendosje – Nëndega presidencë”.

Para mediave ka folur Nol Nushi nga ky subjekt, duke kritikuar u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

Sipas tyre, Osmani i ka kthyer veturat e presidencës në vetura të partisë.

“Veturat e presidencës janë bërë vetura të partisë, ne kemi qenë dëshmitar si institucionet e shtetit janë kapur më herët, Kurti po do t’i marrë tash krejt institucionet, e Vjosa Osmani po shërben si instrument për këtë. Osmani është përshtatur me mendësinë totalitare të Kurtit, po përdor metoda të shantazhit e kërcënimit. Do të rritet rezistenca”, tha Nushi.