Ky ekip anglez bie nga Premier Liga

Skuadra e Fulham sezonin tjetër do të luajë në ‘Championship’.

Sonte, Fulham u mposht me rezultat 0:2 nga Burnley. Kjo humbje do të thotë se edhe matematikisht “Të Bardhët” e Londrës do të bien nga Premier Liga, transmeton Indeksonline.

Pas 35 xhirove, Fulham ka arritur të grumbullojë vetëm 27 pikë.

Përveç Fulhamit, nga Premier Liga kanë rënë edhe West Brom dhe Sheffield United.