Ky është 40-vjeçari që u vra sot në Kaçanik
Një person i moshës rreth 40-vjeçare është vrarë sot në Kaçanik. Sipas mediave lokale, viktima është Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut.
Faqja “Kaçanik.info” ka publikuar edhe fotografinë e viktimës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi sot në Kaçanik.
Ai ka thënë se viktima është rreth 40 vjeç.
Jashari ka bërë me dije se është identifikuar një i dyshuar për rastin, por që ende s’është arrestuar.
“Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur, i cili është dërguar për trajtim në QKUK. Një i dyshuar është identifiku, por ende s’është arrestuar. Mosha e saktë e viktimës nuk dihet ende, por është rreth të 40’ave. Motivi ende s’dihet”, ka thënë Jashari.
Rastin e vrasjes për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli ka thënë se një tjetër person ka mbetur i plagosur.
“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i qujtuar “Fusha Pajtimit” , përballë ” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjese, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

