Lajmi i fundit: Vritet një person në Kaçanik

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në Kaçanik.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i qujtuar “Fusha Pajtimit”, përballë Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjese, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.