Ky është doktori i parë i stomatologjië në Anamoravë
Shkruan: Fitim Guda
83 vite më parë, u lind doktori i parë i stomatologjisë në Anamorave, si dhe njëri ndër themeluesit e shkolles së infermierisë në Gjilan.
I shkolluar në kushte të vështira, por kurrë nuk iu zbehë dëshira për të arritur objektivat e tij.
I brymosur me ide përparimtare, mendja e tij ishte e harlisur pas idesë për prekjen e majave të diturisë. Kurrë nuk rreshti së punuari për kauzën e tij.
Me shokët e vet të kohes, vendosi themelet e mjekësisë gjilanase.
Sot, në ditëlindjen e 83 të doktorit, përulemi deri në pafundësi ndaj veprës së të gjithë atyre, që në rrethanat e dhëna me aq ndershmëri i shërbyen këtij vendi!
Doktor Jusuf Ismaili edhe sot mbetet i tillë, plot elan për jetë, i dashur për të gjithë si dhe shumë njerëzor ndaj të gjithëve.
Të paçim me shëndet të mirë, e jetë të gjatë Dr. Jusuf!
/Mediafokus.info/

