Ky është doktori i parë i stomatologjië në Anamoravë

Shkruan: Fitim Guda

83 vite më parë, u lind  doktori i parë i stomatologjisë në Anamorave, si dhe njëri ndër themeluesit e shkolles së infermierisë në Gjilan.

I shkolluar në kushte të vështira, por kurrë nuk iu zbehë  dëshira për të arritur objektivat e tij.

I brymosur me ide përparimtare, mendja e tij ishte e harlisur pas idesë për prekjen e majave të diturisë. Kurrë nuk rreshti së punuari për kauzën e tij.

Me shokët e vet të kohes, vendosi themelet e mjekësisë gjilanase.

Sot, në ditëlindjen e 83 të doktorit, përulemi deri në pafundësi ndaj veprës së të gjithë atyre, që në rrethanat e dhëna me aq ndershmëri i shërbyen këtij vendi!

Doktor Jusuf Ismaili edhe sot mbetet i tillë, plot elan për jetë, i dashur për të gjithë si dhe shumë njerëzor ndaj të gjithëve.

Të paçim me shëndet të mirë, e jetë të gjatë Dr. Jusuf!

  /Mediafokus.info/