Ky është frizeri që e krijoi shtatoren e Adem Jasharit në Prizren
Alban Buxhovi, autor i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, frizeri me profesion ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” në një qendër tregtare në Prizren, e cila u largua për shkak të kritikave të shumta që mori.
Buxhovi tha se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka punëtori, sepse krijimin e shtatoreve e ka hobi dhe jo profesion.Ai thotë se kritikat dhe komentet i ka marrë shumë afër zemrës, bashkë me familjen.
“I kam marrë përzemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtu shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punu tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizu shtatoren, kam punu deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punëtori. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer”, tha Buxhovi në T7, transmeton Gazeta Express.


 
 
						 
						