Ky është i arrestuari që u kap me revole te frizeri në Gjilan

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Të rinjtë janë ata që shumë shpesh kapen me armë e mjete të tjera të rrezikshme, qoftë në shkolla, lokale apo hapësira të tjera. Sinjali raportoi sot se një rast i tillë është zbuluar edhe të mërkurën në një lokal – frizer për meshkuj në rrugën ‘Zija Shemsiu’ në Gjilan.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u kap me armë është Mevludin Ramadani, 27-vjeçar, i njohur edhe si “Briski Gang“, i cili është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të veprave që dyshohet se ka kryer në të kaluarën.

Ramadani u arrestua pasi dikush raportoi në Polici se i njëjti posedon armë ilegale, gjë që aktivizoi Policinë, me ç’rast dolën në vendin e ngjarjes. 27-vjeçari në mënyrë vullnetare ka dorëzuar armën bashkë me karikator dhe fishekë, të cilat janë sekuestruar nga Policia.

ppp

I dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave policore me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, e cila është e sanksionuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Mevludin Ramadani – emër i njohur për organet e rendit

Para katër vitesh, Ramadani ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Gjilan, e cila e akuzonte për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktgjykimit që ishte shpallur në muajin shkurt të vitit 2019, ky dënim me burgim, nuk do të ekzekutohej nëse Ramadani, në periudhën verifikuese prej dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Ndryshe, në mungesë të provave, ishte liruar nga akuza për veprën penale të kryer në bashkëveprim me të akuzuarin tjetër Leotrim Halili, “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas aktakuzës, më 09 tetor 2017, në lagjen “Dardania I”I, në Gjilan, në mënyrë të paautorizuar, Ramadani dhe Leotrim Halili, kanë poseduar substancë narkotike të llojit “marihuanë”.

Sipas aktakuzës, “derisa të akuzuarit ishin duke qëndruar afër një trafo rryme, i akuzuari Leotrim Halili posa ka vërejtur veturën e policisë ka filluar të ik duke e kaluar rrethojën e “Hidromoravës”, ndërsa i akuzuari Mevludin Ramadani, me rastin e ndaljes dhe kontrollimit te i njëjti është gjetur një thikë dhe në tokë janë gjetur katër paketime me substancë të llojit “marihuanë” me peshë 9.8 gramë të cilat më pas janë konfiskuar.”

51081771 323295668302413 8127202305951924224 n 1

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.