Ky është i dashuri i ri i ‘Filizit’, 9 vjet më i ri se ajo
Aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustun, asessi të bëhet rehat me burra. Së fundi ajo përflitet për një romancë me aktorin Ekin Mert Daymaz, i cili është 9 vjet më i ri se ajo.
38-vjeçarja është kujdesur që ta mbajë larg vëmendjes mediatike këtë lidhje të shkurtër, por paparacët e kanë kapur çiftin së bashku në një zonë periferike të Stambollit.
Aktorja e njohur për shumë seriale në Turqi është takuar nga miq të përbashkët me Daymaz dhe prej një muaji vijojnë të ndajnë kohë me njëri-tjetrin.
Tuba Büyüküstün u nda me producentin Umut Evirgen pak muaj më parë. Daymaz, 29-vjeçar, ka pasur histori dashurie me Hande Erçel, Eliz Sakuço?lu, Melisa Döngel dhe Simay Barlas.
Thuhet që aktorja po e mban sekret dashurinë me Ekin Mert Daymaz.

