Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhylbehar Arifaj, është i ftuari i radhës nga Prokurori Special në Hagë. Arifaj ishte ushtarak në Zonën Operative 125 të Pashtrikut.
Arifaj tha se ftesën e ka marrë para dy javësh në cilësinë e dëshmitarit.
Me datë 14 shkurt të këtij viti, Arifaj ka thënë se do të paraqitet para prokurorit në Hagë. “Jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokurori i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, do të paraqitem atje. Më kanë thënë si dëshmitar”, ka thënë Arifaj për Infosot.

