Ky është kandidati i PDK’së që nuk mund të kandidojë për kryetar Komune

Nuk është vetëm Albin Kurti që sipas njohësve të fushës së drejtësisë në vend nuk mund të kandidojë në zgjedhje.

Bëhet fjalë edhe për një kandidat për kryetar komune. Sami Lushtakun.

Lushtaku është i dënuar me vendim të formës së prerë në rastin për arratisjen nga QKUK.

Ai është shprehur se do t’i hyjë garës për të parin e Skënderajt përballë kryetarit aktual, Bekim Jashari, më të cilin pati jo pak përplasje verbale ditëve të fundit.

Ndryshe, zgjedhjet lokale mbahen në vjeshtën e këtij viti, sipas kalendarit të rregullt./Mediafokus.info/