Ky është kandidati më i votuar për anëtar të Kuvendit Komunal në Gjilan
Kuvendi Komunal i Gjilanit i ka 35 anëtarë, të cilët zgjedhen përmes votës së drejtpërdrejtë në zgjedhjet për pushtet lokal, shkruan Mediafokus.info
Në këto zgjedhje, hiq kandidatët që kanë bartës të listave e të cilët i marrin votat e subjektit, kandidati më i votuar ka dalë Imran Haziri i LDK-së me 1.167 vota. Haziri garoi për herë parë.
Kandidati i dytë më i votuar është po ashtu nga LDK, Bardhyl Syla me 973 vota. Shpresa Kurteshi-Emini (LDK) me 773 është gruaja më e votuar në këto zgjedhje.
Kandidati tjetër më i votuar, është Arianit Sadiku nga LVV me 631 vota, i pasuar nga Besnik Shala (LVV) me 621 vota.
Te PDK-ja, më i votuari është Bajram Isufi me 490 vota, te AAK-ja – Ardita Ukshini me 430 vota./Mediafokus.info

